CNN ka bërë një artikull për 21 vende në Europë që ia vlen të vizitohen edhe pse nuk flitet për to apo nuk rekomandohen. Pjesë e kësaj liste është edhe Kosova.
“Sigurisht, është lumturi të gjendesh duke pirë kafe në Paris apo të hash një vakt në Barcelonë por Europa ka gjithashtu vende të mrekullueshme që janë shumë të nënvlerësuara”, shkruan CNN duke renditur 21 destinacione që ia vlen të vizitohen.
Prishtinë, Kosovë
Ballkani ka kaq shumë vende që mund të rekomandohen, nga ishujt e egër deri tek vargmalet malore për udhëtime sfiduese.
Dhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është jashtëzakonisht i nënvlerësuar.
Prishtina ka një kulturë të lulëzuar të kafeneve, me kafe që çdo vend do i kishte zili. Ndërkohë Soma Book Station dallon nga çdo vend tjetër. Ndërsa pishina e madhe në parkun e Gërmisë është një vendtakim gjatë verës për të gjithë njerëzit”, shkruan CNN.
Vende të tjera ishin Bansko në Bullgari, Kalmar në Suedi, Roterdam në Holandë, Sardenja në Itali, Antwerp në Belgjikë, Patmos dhe Zagori në Greqi etj.
CNN përmend këto qytete si vende që kanë rrugë të veçanta, kafene dhe restorante të veçanta si dhe vende ku gjatë gjithë vitit bëhen festivale dhe ka mënyra për t’u argëtuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.