Media Galeri

Zbulim i jashtëzakonshëm, statuja të lashta prej bronzi në Toskanë

Arkeologët në Itali kanë gjetur statuja bronzi të ruajtura mirë që datojnë në kohët e lashta romake në banjat termale në Toskanë, në atë që ekspertët e cilësuan si një zbulim “të jashtëzakonshëm”.

Statujat u gjetën gjatë dy javëve të fundit në San Casciano dei Bagni, një qytet në majë të kodrës rreth 160 kilometra në veri të Romës, në Toskanë ku arkeologët kanë eksploruar rrënojat e lashta për tre vitet e fundit.

“Është një zbulim shumë domethënës, i jashtëzakonshëm”, tha Jacopo Tabolli, profesor i cili drejton projektin arkeologjik.

Tabolli tha se statujat, të cilat sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA janë 2,300 vjeçare, janë përdorur për të zbukuruar një vend të shenjtë përpara se të zhyten në ujërat termale, në një lloj rituali, “ndoshta rreth shekullit të 1-të pas Krishtit”.

“I jepnin ujit sepse shpresoni që uji t’ju kthejë diçka”, tha ai për ritualin./Reuters/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë