Media Galeri

Kishin mbetur në akullnajë 85 vjet më parë, gjenden kamerat e eksploruesve

Kamerat e Bradford Washburn, të humbura në një akullnajë të largët malore 85 vite më parë janë zbuluar nga eksploruesi Griffin Post.

Ai duke udhëhequr një ekspeditë për Teton Gravity Research, gjeti pajisjet në akullnajën e largët Ëalsh në Territorin Yukon të Kanadasë gjatë një kërkimi njëjavor në gusht.

Bëhet fjalë për kamerat e hedhura në qershor 1937 nga Ëashburn dhe partneri i tij i ngjitjes Robert Bates të cilët u nisën në një mision për të ngjitur malin Lucania, mali i tretë më i lartë i Kanadasë, mbi 5 mijë metra.

Në atë kohë ishte maja e fundit e pangjitur në Amerikën e Veriut që është pjesë e Parkut Kombëtar dhe Rezervatit Kluane.

Për shkak të motit të keq ata mbetën të bllokuar në gjysmë të rrugës në akullnajë dhe përveç ngjitjes, ata duhet të bënin edhe zbritjen duke ecur mbi 241 km nëpër shkretëtirë deri në qytetin më të afërt. Për ta bërë këtë, atyre iu desh të hidhnin gjërat e tyre, një arkë me pajisje prej 408 kg, përfshirë tenda, pajisje për alpinizëm dhe tre kamera.

Kamerat u morën nga ekipi i Post, së bashku me pjesën tjetër të pajisjeve dhe dy prej tyre ishin ende të ngarkuara me film./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë