Kryetari i bashkisë së qytetit të lindjes së Joaquín “El Chapo” Guzmán po ndërton një muze për trafikantët famëkeq të drogës në Meksikë.
Kryetari i bashkisë së Badiraguato, José Luis López Elenes, tha se qëllimi i muzeut është të ngjallë interes për turizmin. Ai tha se është e pamundur të përjashtohet e kaluara e trazuar e El Chapo-s dhe bashkëpunëtorëve të tij.



“Ne nuk mund ta mohojmë historinë tonë”, tha López Elenes për gazetën lokale Noticiero Altavoz të martën. “Ne duhet ta njohim atë dhe do të punojmë mbi këtë bazë”.
Puna për ndërtimin e muzeut ka nisur në muajin maj, ndërsa qeveria ka dhënë rreth 730 mijë dollarë për ndërtimin e tij, i cili pritet të përfundojë në muajin dhjetor.


Shtypi lokal ka raportuar se muzeu do të ekspozojë fotografi dhe objekte të tjera të djemve vendas të Badiraguato që ndihmuan në formësimin e biznesit transnacional të trafikut të drogës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




