Ujëvara e Niagarës që shtrihet në kufirin midis Nju-Jorkut dhe Ontarios ka qenë gjithmonë një magnet për vizitorët nga e mbarë bota, për të paktën 200 vjet. Një tunel 670 metra i ndërtuar thuajse një shekull më parë në anën kanadeze, është hapur për turistët të cilët duan të zbulojnë më shumë mbi këtë mrekulli inxhinierike.
Rajoni rreth ujëvarës dikur ishte një qendër aktiviteti për biznesmenët që donin të fitonin para nga shfrytëzimi i energjisë hidrike. Hidrocentrali i Niagara Parks i ndërtuar në vitin 1885, është i vetmi i llojit të tij në botë që ka mbetur plotësisht i paprekur.
Vizitorët sapo mbërrijnë në destinacion zbresin përmes një ashensori xhami në gjashtë nivele të ndryshme ku prodhohet energjia. Në fund është tuneli, tetë metra i gjatë dhe gjashtë metra i gjerë, i cili tashmë është shndërruar në një atraksion historik. Përveç kësaj, guidat e ndryshme, u mundësojnë turistëve një tur të plotë, që përfshin vizitën e ujëvarës së Niagarës, pyjeve dhe bukurive të tjera natyrore përreth.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




