Tifozët e Ghibli kanë edhe një arsye tjetër për të udhëtuar në Japoni. Një park i ri tematik kushtuar prodhimeve të kompanisë së njohur të animacionit është hapur më në fund në prefekturën Aichi, më pak se një orë nga Kioto me tren.
“Në tre vitet e fundit kemi qenë në një situatë shumë të vështirë për shkak të Covid-19, por ka pasur një gëzim të madh edhe në këtë mes… Ndjej se hapja e kësaj ekspozite në këtë kohë,ka një peshë të rëndë”- tha Koji Hoshino, kryetar dhe president i Studio Ghibli Co gjatë një aktiviteti disa ditë para hapjes zyrtare të parkut.
I shtrirë në një sipërfaqe mbi 7.1 hektarë, atraksioni përmban zona të mëdha natyrore. Ndryshe nga vizatimet e ngjashme turistike si Tokio Disneyland, krijuesit e parkut kanë thënë se është ideuar për të minimizuar fantazinë dhe për të pasqyruar realizmin e veprave të Ghibli.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




