Media Galeri

Tani mund të blini atlete 1200 dollarë… për kuajt

Kushdo që është gati të harxhojë më shumë se 1000 dollarë për një palë këpucë Adidas për kuaj, tani mundet.

Marcus Floyd, një artist në Kentaki, filloi të krijojë atlete për kuaj si pjesë e një bashkëpunimi me VisitLex, një agjensi turizmi.

VisitLex kontaktoi Floyd-in përpara Kupës së Breeder’s, gara kuajsh të mbajtura në Lexington më 4 dhe 5 nëntor.

Floyd thotë se ka ndjekur një program intensiv katër-ditor të quajtur Akademia SRGN për të mësuar se si mund të bëhen atletet për kuaj.

Ai tregon se vetëm një palë atletet duan 17 orë për tu bërë.

Klientët që duan tu veshin kuajve të tyre këto atlete mund ti porosisin online nga faqja e Floyd, Horse Kicks.

Çmimet fillojnë nga rreth 1200 dollarë, në varësi të kompleksitetit të dizajnit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë