Disney, një kompani që është gjithmonë novatore, zbuloi heroinën e parë të shëndetshme duke krijuar reagime të ndryshme tek njerëzit.
Bianca, një balerinë e re, luan në një film të shkurtër dy minutësh të titulluar Reflect.
Filmi u shfaq premierë muajin e kaluar si pjesë e Short Circuit, një seri filmash të shkurtër të animuar eksperimentalë të disponueshëm vetëm në Disney+, por po fiton vëmendje të re në mediat sociale këtë javë pasi gjithnjë e më shumë shikues po e shohin.

Filmi flet për Biankën e cila intimidohet nga mësuesja e saj që i thotë se nuk mund të bëhet kërcimtare duke qenë se është e shëndetshme.
Ajo fillon të dyshojë në vetvete duke parë stomakun e saj në pasqyrë.
Xhami plasaritet dhe Bianca thithet me shpejtësi në një hapësirë të errët dhe ogurzezë, ku ajo duhet të kërcejë për të luftuar me sukses paragjykimet.
Fansat e kanë interpretuar filmin si një shenjë që çdo vajzë duhet të luftojë më trupin e saj dhe të mos e pranojë atë.
Njerëzit e kanë parë si një film që manifeston dismorfinë e trupit duke krijuar edhe shqetësime për personat që e vuajnë.

Termi ka qenë në trend në platformat e mediave sociale këtë javë pasi Taylor Sëift modifikoi fjalën “shëndoshë” në një video të re muzikore, duke ndezur një bisedë të gjerë në mediat sociale rreth çrregullimeve të të ngrënit, dismorfisë së trupit dhe “fatfobisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




