Politike

Boçi nuk jep datë për primaret: Duhet të bashkohemi që të propozojnë të gjithë emra

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, tha gjatë një komunikimi me gazetarët tha se PD-ja është në bisedime brenda saj duke iu referuar negociatave në nivel deputetësh brenda grupit.

Boçi nuk dha një datë konkrete se kur fillojnë primaret për kandidatët për kryetare bashkie por la të kuptojë se ky proces do të vijojë pasi të përfundojnë negociatat brenda partisë.  

Për të negociuar zyrtarisht janë Gazment Bardhi dhe Edi Paloka. Por ky i fundit ndodhet ende në Ruanda të Afrikës. Ndërkohë, referuar asaj që tha Boçi negociatat vijojnë edhe mes deputetësh të tjerë.

“Nuk kanë munguar bisedimet, kanë qenë intensive, vazhdojmë të jemi në bisedime për atë që e kemi konsideruar si problemin kryesorë të demokratëve, bashkimin e tyre. Do vazhdojmë të bisedojmë sepse duam të arrijmë bashkimin e demokratëve, është realizuar në mënyrë horizontale, por duam që të jetë dhe vertikal. Këto janë bisedime që kanë marrë formë më mediatike, ku është kërkuar gjetja e një negocimi, do vijohet biseda në nivele deputetësh, por dhe nga ne që jemi pjesë e grupit parlamentar. Mos harrojmë që kemi pasur një kërkesë për të pasur një qëndrim për Reformën Zgjedhore”, tha ai.

“Për primaret jemi duke kalkuluar datën më të afërt të mundshme, në këtë rast është momenti që dhe deputetët që duan bashkimin të përfshihen në procesin e propozimeve me emra konkretë”, vijoi ai.

Luçiano Boçi foli edhe për disa denoncime që PD-ja ka cuar në SPAK ndaj kryetarit të bashkisë të Vaut të Dejës. Së fundmi, kjo bashki, sipas Boçit,  i ka alokuar 741 milion lekë një firme private për të pastruar territorin me një kontratë 3 vjeçare.

“Komuniteti lokal ka protestuar më 21 maj 2021 para se të firmosej kontrata, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Bëhet fjalë për kontratë “shërbime pastrimi”, e cila kryhej nga Bashkia pararendëse me rreth 100 milion lekë në vit, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist, Mark Babani.

Nuk  është vetëm shuma e akorduar, por edhe mjaft detaje të tjera ku fshihet djalli i korrupsionit...”, tha Boci duke publikuar edhe disa dokumente


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë