Para

Bitcoin dhe tregu i kriptomonedhave nuk po lëkunden më

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera u rritën lehtë gjatë të mërkurës. Analistët janë të ndarë nëse kjo tregon se është arritur një fund i tregut ose nëse kriptomonedhat janë të gatshëm për një lëvizje masive.

Çmimi i Bitcoin është rritur me më pak 1% në 24 orët e fundit, duke kaluar pak mbi 19 mijë dollarët. Kriptomonedha më e madhe është tregtuar midis 19 mijë dhe 20 mijë dollarëve gjatë muajit të shkuar, që përkon dhe me muajin më të keq të aksioneve në Dow Jones.

Një sfond i zymtë makro i inflacionit të lartë dhe rritjes së normave të interesit ka bërë që kriptomonedhat të lidhen më ngushtë me aksionet këtë vit, me ndryshimin agresiv të Rezervës Federale në shtrëngimin e kushteve financiare që rëndon mbi të gjitha aktivet me rrezik të lartë.

Kriptot tani janë futur në një treg ku ka mungesë të paqëndrueshmërisë, ajo që dikur ishte një nga karakteristikat kryesore të Bitcoin.

Bitcoin dhe asetet e tjera digjitale vazhdojnë të tregtohen kryesisht në të njëjtin hap me aksionet, por lëvizjet kanë qenë shumë më të buta në krahasim me aksionet sesa dikur. Për ironi, ky stabilitet ka shqetësuar disa analistë.

Por ka të tjerë që janë optimistë për stabilitetin që kriptot kanë treguar gjatë këtij viti brutal.

Pas BTC, Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe u rrit po me 1%, në 1.3 mijë dollarë./Barrons


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë