Policia Vendore e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Erjon Xhenje në Shkodër.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë evidentuar autorin e kësaj ngjarje nëpërmjet kamerave të sigurisë.
Bajram Çekorja është djali i 57-vjeçarit të ekzekutuar në 2 shtator, Ismet Çekorja. Nga ana e hetuesve priten edhe përgjigjet e analizave laboratorike për të gjetur edhe gjurmët e gishtave pranë pistoletës e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e kësaj vrasje.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë të implikuar në vrasjen e shtetasit Erjon Xhenje.
Njëri mendohet se ka qenë në motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e ngjarjes.
Kush është Bajram Çekorja?
17 ditë përpara vrasjes së Erjon Xhenje u vra shtetasi Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores.
Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij, ku përmes një deklaratë ai tha se nuk ka lidhje me ngjarjet kriminale.
Katër dite pas kësaj deklarate Ismet Çekorja u vra, ndërsa ka dyshime se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe shtetasi Shkelzen Xhenje, djali i xhaxhait i Erjon Xhenje që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit teksa ndodhej në një lokal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.