Ka ndodhur

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet 19 vjeçari Erjon Xhenje, ngjarja në ambientet e brendshme të një lokali

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku” në ambientet e brendshme të një lokali, ku persona të maskuar kanë hyrë dhe kanë ekzekutuar 19 vjeçarin Erjon Xhenje.

Autorët kanë qenë me motoçikletë dhe janë futur në një rrugicë dytësore duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Po ashtu bëhet e ditur se i riu është qëlluar me breshëri plumbash. Në vendin e ngjarjes jane gjetur rreth 30 gëzhoja.

Ndërkohë zona është e populluar dhe me biznese, kamerat e te cilave mund te hedhin drite mbi zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

"Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët", njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë