Ngjarje

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër/autor dyshohet Bajram Çekorja, shpallet në kërkim

Policia Vendore e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Erjon Xhenje në Shkodër.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë evidentuar autorin e kësaj ngjarje nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Bajram Çekorja është djali i 57-vjeçarit të ekzekutuar në 2 shtator, Ismet Çekorja. Nga ana e hetuesve priten edhe përgjigjet e analizave laboratorike për të gjetur edhe gjurmët e gishtave pranë pistoletës e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e kësaj vrasje.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë të implikuar në  vrasjen e shtetasit Erjon Xhenje.

Njëri mendohet se ka qenë në motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e ngjarjes.

Kush është Bajram Çekorja?

17 ditë përpara vrasjes së Erjon Xhenje u vra shtetasi Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores.

Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij, ku përmes një deklaratë ai tha se nuk ka lidhje me ngjarjet kriminale.

Katër dite pas kësaj deklarate Ismet Çekorja u vra, ndërsa ka dyshime se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe shtetasi Shkelzen Xhenje, djali i xhaxhait i Erjon Xhenje që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit teksa ndodhej në një lokal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë