Ngjarje

Shtatë ditë protestë, tensione në Gjykatën e Apelit

Kjo e hënë shënon ditën e shtatë të revoltës së dhunshme që nisi me studentët në Tiranë.

Edhe sot është njoftuar se protesta do të mbahej në orën 12:00, teksa kanë nisur që herët grumbullimi i protestuesve ku as sot nuk kanë munguar përplasjet.

Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka dalë në terren dhe ka nisur të bëjë shoqërime.

Ditën e sotme protestuesit kanë sulmuar Gjykatën e Apelit. Në fillim ata gjuajtën me gurë në drejtim të fasadës së institucionit në fjalë dhe më pas arritën që të hapnin derën e hekurt dhe të hynin brenda.

Protestat e  mëparshme janë shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, ku janë përdorur gurë, gazlotsjellës dhe ujë. Gjithashtu u është vënë flaka dhe disa institucioneve në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë