Bitcoin dhe Ether shënuan rënie në 24 orët e fundit, duke i kushtuar 250 mln dollarë tregut të kriptove. Kjo rënie pasoi atë të tregut të aksioneve pas të dhënave se inflacioni ishte më i lartë nga se pritej.
Bitcoin humbi 130 mln dhe Ether 125 mln, duke rënë me 9 dhe 6% respektivisht. Ky ishte si rezultat i reagimeve të investitorëve që nuk prisnin çmimet aq të larta për muajin gusht.
XRP ra me 8%, Solana 7%, Cardano me 7.5%.
Të dhënat sugjerojnë se një pjesë e paqëndrueshmërisë së çmimeve në të ardhmen e eterit erdhi pasi normat e financimit u rritën në nivelet më të larta vjetore prej gati 0.15%.
Normat e financimit janë pagesa periodike të bëra nga tregtarët bazuar në diferencën midis çmimeve në tregjet e së ardhmes dhe ato të momentit. Në varësi të pozicioneve të tyre të hapura, tregtarët ose do të paguajnë ose do të marrin fonde.
Disa analistë, thonë ase Bitcoin po humb vëmendjen si një aset potencial që mund të pengojë inflacionin.
“Në vendet ku zhvlerësimi i monedhës ka qenë i kartë, si Japonia, ku dollari ndaj jenit ka fituar më shumë se 20% që nga fillimi i vitit, Bitcoin ka humbur 35% të vlerës së tij,”-tha Daniel Kostecki i kompanisë së investimeve Conotoxia, duke shtuar se “as ari nuk ishte në gjendje të kundër tendencave aktuale inflacioniste.”/Coindesk
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



