Para

Pallatet pa leje do të riblihen nga ndërtuesit e tyre me çmim tregu, por ata do të paguajnë dhe gjobën

Nga Gazeta ‘SI’ – Pallatet pa leje që do të konfiskohen nga shteti, do të mund të parapaguhen nga ndërtuesit në mënyrë që ata të mund ta rimarrin ndërtesën.

Parapagesa, është akti i blerjes së subjektit nga vetë ndërtuesi me anë të një kontrate, sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, miraton lejen që objekti t’i rikthehet ndërtuesit.

Por sipas vendimit, blerja e subjektit nga vetë ndërtuesi duhet të bëhet me çmimet e tregut të punimeve dhe jo kostos që mund të kenë pasur kur janë ndërtuar. Por parapagesa, nuk e përjashton pagesën e gjobës së ndërtimit pa leje, që sipas ligjit të 2014-s, përcaktohet sa vlera e punimeve të kryera pa leje, por jo më pak se 500.000 lekë.

Fondet e siguruara do të përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime me qëllim realizimin e punëve publike, sipas vendimit në Fletore.

Vendimi u njoftua fillimisht në një mbledhje qeverie nga ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ku tha se tre opsionet janë konfiskimi i subjektit, gjobitja dhe parapagimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë