Bota

Gjermania dhe Austria kundër kufizimit të çmimit të gazit rus në takimin për energjinë

Gjermania nuk mbështet kufizimin e çmimit të gazit rus në vendet që ende kanë varësia nga ai, tha ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck nga Brukseli.

“Këto vende kanë ende varësi dhe i detyrojnë ata të përdorin këtë gaz,” – tha ai. “Kështu që do të ishte e papërshtatshme të thuhej se Gjermania gjithmonë bën thirrje për mirëkuptim, por shtetet e tjera jo.”

Austria, e cila është ende e varur nga furnizimet me gaz nga Moska, edhe pse varësia është lehtësuar, gjithashtu nuk mbështet një kufi çmimi, tha Ministrja e Energjisë Leonore Gewessler.

Gjermania është gjithashtu kundër një kufiri të përgjithshëm në çmimet e gazit pasi do të dërgonte sinjalin e gabuar në treg. Habeck mbështet një “kufi të çmimit për nevojat bazë të energjisë”, por konsumatorët do të duhet të paguajnë më shumë kur përdorimi i tyre rritet mbi një shumë të caktuar.

Habeck foli shkurtimisht për mediat në Bruksel, pak momente para nisjes së takimit të ministrave të Energjisë në BE.

Në tryezë janë pesë propozime të depozituara nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe propozimet e disa vendeve anëtare.

Pritshmëritë janë që të arrihet dakordësia në të paktën pesë drejtime, përfshirë kufizimin e fitimeve për kompanitë e prodhimit që nuk gjenerojnë elektricitet me gaz natyror, si dhe mbështetja financiare e sektorëve që preken më fort nga kriza.

Propozimet të tjera janë edhe vendosja e një çmimi tavan për gazin natyror rus dhe masat të detyrueshme kursimi energjie.

Qëllimi i këtij samitit është sugjerimi i opsioneve më të mira të mundshme për Komisionin, të cilat ky i fundit do t’i paraqesë formalisht javën e ardhshme. Vendimi final për propozimet pritet që të merret nga udhëheqësit e BE-së në muajin tetor./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë