Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, do të nisë nesër një zhvendosje teknologjike që do të ulë emetimin e gazeve të dëmshme me 99%.
Rritja e rëndësisë së kriptove ka qenë e vrullshme, njësoj si ndikimi i tyre në dëmtimin e natyrës, lidhur me sasinë e madhe të energjisë që duhet për të blerë dhe shitur një të tillë.
Ja p.sh, Bitcoin, harxhon më shumë energji në një vit, se sa Argjentina. Nëse Ethereum ia del, Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera do të jenë nën presion për të ndjekur të njëjtën rrugë.
Pse janë kaq “të pista” kriptomonedhat?
Kriptomonedhat janë sisteme digjitale parash dhe ato nuk menaxhohen nga një vend, siç mund të jetë Banka, por nga “blockchain”: rrjeti i pavarur ndërkombëtar i kompjuterëve me fuqi të lartë.
Banka e Australisë e ka shpjeguar qartë;
Supozoni se Alisa do të transferojë një njësi kriptomonedhe Bobit. Alisa nis transaksionin duke dërguar një mesazh rrjetit, me instruksione, dhe të gjithë përdoruesit mund ta shohin.
Transaksioni qëndron me një grup tjetër transaksionesh që po presion të futen në një bllok. Informacioni nga ky bllok kthehet në një kod kriptografik dhe ata që prodhojnë kripto zgjidhin kodin që të shtojnë një bllok të ri në blockchain.
Kur njëri e zgjidh kodin, të tjerët shohin rezultatin dhe bien dakord se është në rregull. Blloku i ri futet në rrjet dhe transaksioni i Alisës konfirmohet.
Kjo lloj transferte, quhet “provë-pune”, dhe kërkon shumë kohë kompjuterike për llogaritjet dhe shumë sasi energjie.
Vetëm Bitcoin konsumon rreth 150 terravatorë elektricitet çdo vit, përkthyer në 65 mln ton dioksid karboni. Aq sa prodhon Greqia si shtet.
Kërkimet thonë se gazet e prodhuara nga Bitcoin vitin e shkuar, shkaktuan 19 mijë vdekje.
Projekti i Ethereum synon të heqë “provën e punës” për ta zëvendësuar me atë që quhet “provë e veprimit”. Transaksionet e kriptove do të konfirmohen nga përdoruesit, të cilët vendosin si kolateral, në këtë rast Ethereum. Në të kundërt, ata humbasin vlerën e tyre.
E rëndësishmja, kjo do të thotë se rrjeti i madh i superkompjuterëve që përdoren aktualisht për të kontrolluar transaksionet nuk do të kërkohet më, sepse vetë përdoruesit po e bëjnë kontrollin, një detyrë relativisht e lehtë. Heqja e “minatorëve” të kompjuterit do të çojë në një rënie të vlerësuar prej 99 për qind të përdorimit të energjisë elektrike të Ethereum.
Disa kriptovaluta më të vogla – të tilla si monedha Ada e tregtuar në platformën Cardano – përdorin “provën e aksioneve”, por deri më tani është e kufizuar.
Vitin e kaluar, Ethereum ka përdorur modelin e ri në blloqe eksperimentale. Por këtë muaj, modeli do të shkrihet në platformën kryesore./ABC.net
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



