Menaxhim

Europa pret të vendosë një çmim dysheme për energjinë dhe të taksojë kompanitë energjitike

Europa po konsideron ndërhyrje të ndryshme në tregun e energjisë, përfshirë dysheme për çmimin, reduktim të kërkesës dhe vendosjen e një takse ekstra për kompanitë energjitike që kanë përfituar nga rritja e çmimeve që po varfëron famijet.

Reziku i ndërprerjeve të mëtejshme të gazit rus, po përgatit rajonin për një dimër të ashpër, sipas Mechthild Woersdoerfer, kreu i energjitikës në Komisionin Europian. Vendet janë buzë recesionit dhe inflacioni është tashmë më i larti ndër dekada, duke detyruar kështu BE-në që të marrë masa për uljen e kostove dhe rimodelimin e tregut.

Bashkimi Europian ka rënë dakord që të bashkëpunojë më alternativa të reja të gazit, të rrisë përqindjen e energjisë së rinovueshme dhe të vendosë një ulje vullnetare të kërkesës për gaz. 13 nga anëtarët e saj janë ndikuar nga ndërprerjet e gazit rus.

“Situata mbetet shumë, shumë kritike dhe nga ana e Komisionit Europian, po punojmë me shpejtësi të plotë për të parë aspekte të ndryshme të sigurisë së furnizimit dhe çmimet e energjisë,” – tha Woersdoerfer në Bruksel. “Ekziston rreziku i përçarjes, i cili është shumë i fortë, madje edhe më i fortë, pasi tashmë gjysma e shteteve tona anëtare janë prekur tërësisht ose pjesërisht nga ndërprerjet.”

Ministrat e Energjisë në të gjithë bllokun do të diskutojnë se si t’i përgjigjen krizës në një takim urgjent javën e ardhshme. Gjithnjë e më shumë qeveri po kërkojnë një mjet për të kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe mundësitë për rikonstruktimin e tregut. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë