Jete & Stil

Mungesa e gjumit i bën njerëzit më pak të prirur për të ndihmuar të tjerët

Gjumi i pamjaftueshëm është një problem i përhapur i lidhur me një sërë rezultatesh negative shëndetësore.

Për më tepër, gjumi i pamjaftueshëm mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, duke përfshirë një rritje të simptomave të depresionit, ankthit dhe nervozizmit, dhe një aftësi të reduktuar për të kontrolluar emocionet.

Hulumtimi i ri i publikuar në revistën PLOS Biology ka zbuluar se mungesa e gjumit cilësor mund të zvogëlojë gatishmërinë e individëve për të ndihmuar të tjerët.

“Është koha që si shoqëri të braktisim idenë se gjumi është i panevojshëm ose humbje kohe dhe të fillojmë të marrim gjumin që na nevojitet”, thotë Eti Ben Simon, studiues i gjumit në Universitetin e Kalifornisë.

“Është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për veten dhe për të tjerët rreth nesh”.

Si ndikon gjumi i dobët në sjelljet ndihmëse

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur gjumin e dobët me mangësitë në përpunimin emocional, të cilat potencialisht mund të reduktojnë sjelljet prosociale.

Studime të tjera kanë treguar se gjumi i dobët rezulton në ulje të aktivitetit në rajonet e trurit të përfshira në empatinë dhe njohjen sociale, që është aftësia për të përpunuar informacionin social dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme situatave sociale.

Në studim, studiuesit kryen tre eksperimente të ndryshme për të ekzaminuar efektet e gjumit në sjelljen prosociale në nivel individual, grupor dhe shoqëror.

Pjesëmarrësit e studimit treguan një rënie në dëshirën për të ndihmuar të tjerët pas privimit të gjumit.

Studiuesit zbuluan se privimi i gjumit lidhej me aktivitetin e reduktuar në rajonet e trurit të përfshira në njohjen sociale gjatë kryerjes së një detyre sociale.

“Ky studim bazohet në kërkime të tjera të kohëve të fundit për të sugjeruar se kostot shoqërore të mungesës së janë më të mëdha se sa mendohej më parë”, thotë David Dickinson, studiues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë