Para

Kriptot më në fund drejt përmirësimit

Kriptovalutat bënë kthesë drejt përmirësimit në 24 orët e fundit duke u rikuperuar.

Bitcoin, kriptomonedha e madhe për nga kapitalizmi i tregut që u ul me gati 4% këto ditë, sot(31 gusht) u rrit në nivelin e 20 mijë dollarëve.

Rritje ka patur edhe Ether, me gati 4.4% ndërsa më lehtë janë rritur Cardano dhe Solana, përkatësisht me 2.9 dhe 0.85% në orët e fundit.

Shumica e kriptomonedhave po qëndronin në zonën e gjelbër për shumicën e ditëve në 2 javët e fundit, por rënia e çmimit të Bitcoin pati efekt të madh.

Rëniet janë më të shpejta se fitimet dhe e marta ishte një ditë e keqe, me 95 për qind të tregut global të kriptove në zonën e kuqe.

Kthesa të tilla janë të mëdha e të papritura për eksertët e tregut. Bazuar në modelet e kaluara,sipas tyre është e rrallë të bësh një kthesë kaq të shpejtë gjatë javës kur ditët e mëparshme kriptot kanë qenë në rënie.  

Burimi: Economic Times



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë