Bota

Serbia rrit çmimin e energjisë për bizneset. Në Kroaci dhe Mal të Zi, hiqet TVSH-ja për panelet diellore

Energjia që bizneset serbe marrin nga operatori shtetëror Elektroprivreda Srbije (EPS), do t’i kushtojë 95 euro për MWh nga 1 shtatori. Çmimi i mëparshëm ishte 75euro/MWh.

Rritja e çmimit u miratua nga qeveria serbe për periudhën 1 shtator-31 dhjetor.

Qeveria rekomandoi që EPS të lidhë marrëveshje me blerësit në tregun komercial me një çmim prej 95 euro për MWh pa TVSH, thuhet në një deklaratë të qeverisë serbe.

Paralelisht, po në mes të një krize energjitike, Mali i Zi dhe Kroacia kanë hequr TVSH-në për panelet diellore që instalohen nga bizneset dhe familjarët. Sipas ministrive përkatëse, ky vendim do të përshpejtojë tranzicionin energjitik dhe do të ndihmojë familjet apo kompanitë të mos kenë shkëputje energjitike në rast të reduktimit.

TVSH në Kroaci ishte 25% dhe në Mal të Zi 21%. /Balkanenergynews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë