Rend dhe Ligj

Ish-këshilltari i Ramës drejtor i komanduar i SHISH. Porosia e kryeministrit

Gazeta Si – Në një takim me drejtues të SHISH këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka komunikuar emërimin në postin e zv/drejtorit të Shërbimit Sekret dhe drejtorit të komanduar të tij, të Olian Kanushi.

Kanushi, 41 vjeç ka qenë deri para një viti këshilltari i Ramës. Gjatë mbledhjes që kryeministri ka zhvilluar me drejtorët e SHISH që herët në mëngjes, përveç prezantimit të Kanushit, ka lënë porosi të veçante që oficerët të merren “me sigurinë dhe punët brenda vendit, pastaj shihni ato me jashtë”.

Drejtori aktual i SHISH-it, Helidon Bendo ka rreth 2 muaj që është në SHBA, ku ka nisur një intership 1-vjeçar për specializim.

Duke qenë se nuk ndodhet në vend, Bendo nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë.

Prej shumë kohësh vendi i nëndrejtorit ka qenë vakant dhe Rama ka vendosur që në SHISH të çojë ish këshilltarin e tij, Olian Kanushi.

Më herët, edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi se nëndrejtori i ri i SHISH është emëruar Olian Kanushi. Çuçi, lajmin e dha pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Plotësim i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të kontraditave konfliktit të lindur mes institucionit të presidentit dhe SHISH, një vakancë që u plotësua sot”, u shpreh Çuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë