Nga Gazeta 'SI' - Në korrikun e 2022-shit, nga Shqipëria dolën 555.978 shqiptarë, 17% më shumë se korriku i shkuar dhe rreth 7% më shumë se korriku i 2019-s, para pandemisë. Shifra është më e lartë edhe në krahasim me muajin parardhës, qershorin 2022, rreth 10%.
Daljet masive të shqiptarëve jashtë vendit gjatë korrikut, mund të lidhen me sezonin turistik, por edhe në shtatë mujor, shifra raportohet përsëri e lartë.
Në të gjithë periudhë janar-korrik 2022, nga Shqipëria kanë dalë më shumë se 3 milion shqiptarë, me rritej 41.1% nga e njëjta periudhë e një viti më parë, duke u rritur 41.1 %, por 3% më pak se në 2019-n.
Daljet e shqiptarëve nga territori janë rritur 2.4 herë nga pikat ajrore, 80% nga ato detare dhe 33% nga pikat tokësore, krahasuar me janar-korrik 2021.
Për shtatë mujorin, Instat raporton se kanë hyrë 2.8 mln shqiptarë në vend, 200 mijë më pak nga se kanë dalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.