Para

‘E ardhmja është këtu’, Mastercard po përgatit kartën e parë të kriptomonedhave

Bitcoin, Ethereum dhe kriptomonedha të tjera po vuajnë atë që mund të jetë fillimi i “një dimri të ashpër”  ku çdo gjë mund të ndodhë.

Çmimi i Bitcoin ka rënë me 50% që nga fillimi i vitit, njësoj si kriptomonedhat e tjera dhe kapitali në treg i tyre po mbijeton në kufirin e 1 trilion dollarëve. 

Tani, gjigandi i kartave dhe pagesave, Mastercard ka njoftuar se ka bërë një bashkëpunim me platformën më të madhe të kriptove, Binance, për të linçuar pagesa të monedhave digjitale në dyqane fizike dhe online, ndërsa rivali i Mastercard, VisaV ka parë gjithashtu një rritje të pagesave me kripto.

Mastercard do të nisë pagesat me 14 lloje kriptosh, përfshirë, kritpomonedhën e qëndrueshme, USDollar, Bitcoin, Ethereum, BNB, Solana, XRP etj.

“Plani i Mastercard për të integruar kriptomonedhat në sistemin e saj mund ‘t’i hapë sytë’ konkurruesit të saj, Visa, e cila mund të ndjekë hapat e Mastercard, në mënyrë që të udhëheqë industrinë e pagesave në këtë sektor”, – tha Marcus Sotiriou, një analist në GlobalBlock.

Karta e kriptove do t’i lejojë përdoruesit të bëjnë blerje në përditshmëri duke përdorur kriptot që kanë në llogaritë e tyre në Binance. Karta konverton monedhat digjitale në atë tradicionale (fiat) dhe do të nisë në Argjentinë, duke mbështetur 90 mln dyqane fizike.

“Ne mund të zhbllokojmë potencialin e plotë të teknologjisë blockchain kur të bëjmë më të lehtë aksesin dhe përdorimin”, – shkroi shefi ekzekutiv i Mastercard Michael Miebach në një postim në LinkedIn. “Një mënyrë për ta bërë këtë është duke ofruar kripto në blerjet e përditshme.”

Binance ripostoi komentin e tij me shënimin “e ardhmja është këtu”.

Ndërkohë, kompania amerikano-latine e kriptove Ripio ka filluar të nxjerrë një kartë në Brazil që mbështet pagesat me kripto dhe u jep përdoruesve shpërblime për kthimin e parave të Bitcoin, tha CEO i Ripio Sebastian Serrano për Coindesk.

“Ky është projekti i parë i madh i tokenizimit dhe kompania e parë e madhe në Amerikën Latine që integron kripto, por ne gjithashtu besojmë se kjo është diçka që do të bëhet shumë më e përhapur dhe ne duam të jemi katalizatorë për të ardhmen,” – tha Serrano. .

Në janar, Visa zbuloi se përdoruesit e saj bënë 2.5 miliardë dollarë pagesa me kartat e saj të lidhura me kripto në tremujorin e parë fiskal të 2022-më shumë se gjysma e të gjithë vëllimit të kriptove të Visa-s për vitin 2021.

“Kjo sinjalizon që konsumatorët shohin dobi në të pasurit e një karte Visa të lidhur me një llogari në një platformë kripto”, – tha shefi i financave të Visa, Vasant Prabhu për CNBC në atë kohë. “Ka vlerë të jesh në gjendje të kesh akses në atë likuiditet, të financosh blerjet dhe të menaxhosh shpenzimet, dhe ta bësh këtë menjëherë dhe pa probleme.”/Forbes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë