Politike

Ambasada ruse kërkon takim me të dyshuarit si spiunë: Qeveria shqiptare s’na ka njoftuar

Ambasada Ruse në Tiranë thotë se nuk është informuar zyrtarisht nga pala shqiptare për dy shtetasit e saj të arrestuar në ngjarjen e Gramshit e të dyshuar si agjentë të Moskës.

Ambasado thotë se është njohur për ngjarjen nga mediat dhe se nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare në lidhje me këtë çështje.

Në reagim, Ambasada deklaron se i ka dërguar një letër Ministrisë së Jashtme me kërkesën që të vihet në dijeni për detajet e ngjarjes.

Në kërkesë, Rusia kërkon që t’i vihen në dispozicion të gjitha të dhënat, identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, akuzat e ngritura, veprimet proceduriale të mëtejshme, si dhe mundësia që një përfaqësi i degës konsullore të ambasadës t’i takojë këta shtetas.

Shtetasit rusë, Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva u arrestuan pasditen e së shtunës së bashku me shtetasin ukrainas, me inicialet F.D. pas përplasjes me dy ushtarakë shqiptarë në Uzinën Mekanike të Gramshit.

Dy ushtarët shqiptarë mbetën të plagosur nga incidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë