Gazeta Si - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, thotë se SHBA-të janë në krah të Shqipërisë pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh.
Kim thotë se bisedoi me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të cilëve u shprehu mbështetjen e SHBA.
I spoke w/🇦🇱 DefMinister @nikopeleshi & Chief of Defense Gen. Kingji to wish speedy recovery to the 2 soldiers injured last night while protecting 🇦🇱 military facility. We stand w/our Ally as authorities investigate fully to determine facts & hold accountable those responsible.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 21, 2022
“Bisedova me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të FA Gjeneralin Kingji të cilëve u urova shërim të shpejtë për 2 ushtarakët që u plagosën duke mbrojtur objektin ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatin tonë, teksa autoritetet hetojnë plotësisht për të zbardhur faktet dhe që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e ambasadores amerikane në Twitter.
Ngjarja ndodhi të shtunën (20 gusht), rreth orës 16:30, kur tre persona mes të cilëve dy rus dhe një me pasaportë ukrainase kanë tentuar të hyjnë në ambientet e sigurisë së lartë.
Mësohet se një prej tyre ka kaluar rrethimin ku është pikasur nga dy ushtarakët të cilët fillimisht i kanë bërë thirrje për të ndaluar.
Po ashtu dy shoqëruesit kanë qëndruar në një distancë të afërt në një automjet Shevrolet. Por pas refuzimit dhe tentativë spër tu larguar kanë ndërhyrë edhe duke u përplasur fizikisht.
Në konflikt ndaj ushtarakëve u është hedhur sprai në sy, teksa pavarësisht kësaj kanë mundur të ndalojnë njërin prej agresorëve duke lajmëruar më tej edhe policinë.
Forcat e rendit në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur të shoqërojnë edhe dy agresorët e tjerë që mësohet të jenë Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç, të dy shtetas rus si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas.
Nga ana tjetër dy ushtarakët janë dërguar me urgjencë për kurim në QSUT ku pas mjekimeve janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për ngjarjen janë vënë në alarm Forcat Ushtarake, Prokuroria, SHISH dhe Antiterrori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.