Shumica e kriptomonedhave ranë përsëri gjatë 24 orëve të fundit, pas takimit të Bankës federale në SHBA që dështoi në sqarimin e nivelit të normave të reja të interesit.
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe ra me 3% në vlerën e 23.425 dollarë. Ethereum ra me 4%, në 1.846 dollarë. Cardano ra me 6.7% dhe XRP me 3.2%. Solana, Dogecoin, Polkadot dhe Shiba Inu u rrëzuan me 7-8% në pak orë.
Vlera totale në treg e kriptomonedhave ishte 1.12 trilionë dollarë, pak para se të binte me 3.28%, duke shkuar në 70.81 mld dollarë vlerë në treg.
Një raport i fundit tregon se Koreja e Jugut po synon të bllokojë aksesin e investitorëve vendas në kriptomonedhat e huaja që nuk kanë bërë një regjistrim në Kore dhe të bëhen problem për kompanitë.
Banka Qendrore Europiane, BQE, tha se duhet harmonizim midis bankave se si do të menaxhohen asetet e kriptove sipas kapitalit që ata kanë. Disa kompani të kriptove si Binance ose Crypto.com jajën autorizuar nga vendet e BE-së, si Italia, Franca, Spanja, Greqia dhe Gjermania pas përpjekjeve për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Bashkëthemeluesi Terra-s, kriptomonedhës që dështoi dhe fshiu nga tregu 500 mld dollarë gjatë muait maj, pranoi se ai kishte vepruar gabim, por nuk është në kontakt me investiguesit që po merren me çështjen./The Economic Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



