Nga Gazeta “SI”- Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 7 muajt e parë të vitit 2022 rezultuan 326.7 mld lekë, me 15.7 mld lekë suficit. Të ardhurat janë rritur me pothuajse 14% ose 45 mld lekë nga një vit më parë, kur buxheti rezultonte me rreth 30 mld lekë deficit.
Shpenzimet e përgjithshme gjatë së njëjtës periudhë arritën në 311 mld lekë, 567 mln më pak se një vit më parë.
288.5 mld lekë e të ardhurave janë arkëtuar nga Tatimet dhe Dogana, me rritje rreth 20% në raport vjetor. Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 122.6 miliardë lekë, nga të cilat 86.1 mld u arkëtuan nga TVSH-ja e importit me 26% rritje nga 7 mujori i 2021-shit. 29.1 mld lekë nga akciza me rritje 4% dhe 2.6 mld lekë nga renta minerare që ka shënuar rritjen më të lartë në raport vjetor, 82.4%.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.7 miliardë lekë 20% më shumë se 7 mujori 2021.
Të ardhurat tatimore për 7 mujorin 2022 u realizuan në masën 166.9 miliardë lekë, 18% më shumë se 7 mujori i vitit të kaluar. TVSH arkëtoi 21.8 mld lekë, rreth 40% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 27.4 miliardë lekë, 40% më shumë në raport vjetor.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 25.7 miliardë lekë, 12.5% më shumë se 7 mujori 2021.
Rimbursimet patën rritje me 42.6% nga 7 mujori i parë 2021, duke arkëtuar 9.3 mld lekë.
Taksat nacionale, për periudhën 7 mujore 2022 u realizuan në masën 24 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se 7 mujori 2021. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 68 miliardë lekë ose 9.8% më shumë se 7 mujori 2021
Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 7 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 97% dhe 69% të planit të periudhës.
Shpenzimet korente për periudhën 7 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 265.6 mld lekë dhe një vit më parë ishte 8.3 mld lekë më shumë, ndërsa shpenzimet kapitale 37.5 mld lekë dhe një vit më parë ishin, 16.2 mld më shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



