Portofol

Investimi i shekullit, Kina “gjen rrugën” për t’u inflitruar në Europë

“Një Rrip, një Rrugë”

Nga Xhuliana Toci- Loja më e madhe e shekullit të 21-të po luhet si rrallë herë në periferitë e Europës, por këtë here nuk ka të bëjë pushtimin e territoreve, por me ndërtimin e urave, porteve dhe hekurudhave.

Projekti infrastrukturor “Një Rrip, një Rrugë” është një strategji gjigande e Kinës, për të lidhur pothuajse të gjitha shtetet euroaziatike dhe europiane me Pekinin. E shpallur fillimisht në vitin 2013, iniciativa është një projekt infrastrukturor që do të ndryshojë të gjithë Euroazinë dhe periferinë e saj detare. Fotografitë e projektit janë të paqarta, por shifrat e financimit të deklaruara nga burimet zyrtare kineze arrijnë deri në 1 trilionë dollarë.

Korridoret e “Një Rrip, një Rrugë”

Lidhja e superkontinentit është një përpjekje ndërkombëtare, e kryer nga një shumëllojshmëri aktorësh, të mëdhenj e të vegjël. Përveç Kinës, Japonia, Rusia India dhe Turqia kanë kontribuar gjithashtu në një pjesë të infrastrukturës, por Pekini është ai që ka investuar kapitalin më të madh.

Europa përgatitet për t’i bërë ballë “pushtimit kinez”

Disa vende evropiane po përgatitet të kufizojnë përparimin gjeopolitik të Kinës nëpërmjet iniciativës multi-miliarda dollarëshe “Një rrip një rrugë” (OBOR) për shkak të shqetësimeve se Pekini po përpiqet të marrë në dorë drejtimin e rajonit.

Sipas një artikulli të shkruar nga një gazetar dhe analist i pavarur pakistanez për Institutin e Politikave të Kinës, Gjermania, Franca dhe Italia tashmë po parandalojnë “pushtimin e Evropës”, duke ngritur alarmin se strategjia kineze mund të çojë në shpërbërjen e Bashkimit Evropian në një të ardhme të largët.

Sipas Salman Rafi Sheikh, se shqetësimet në kryeqytetet evropiane janë të mëdha për dykuptimësinë dhe fshehtësinë e konsiderueshme që rrethojnë projektet kineze. Disa iniciativa kineze nuk janë shumë të favorshme për vendet pritëse pasi disa kombe në Azi thuhet se janë në borxh të thellë ndaj bankierëve kinezë.

“Një Rrip, një Rrugë”

Mes anëtarëve të BE-së dhe ka një shqetësim të thellë se përpjekja për të përmirësuar marrëdhëniet me Kinën, në këtë kuadër mund të ndikojë në kohezionin e brendshëm të BE, pasi shumë anëtarë mund konkurrojnë për vëmendjen kineze.

Gjermania po nxit nevojën e një legjislacioni për zëvendësiminn e artikujve kinezë, ndërsa Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se “Rrugët e reja kineze të Mëndafshit” nuk mund të jetë një projekt që përfiton vetëm Pekini.

Sipas Sheikh, nëse ky legjislacion i propozuar miratohet si ligj, vendet anëtare të BE-së do të ndalojnë Kinën që të investojë në mënyrë të pakontrolluar dhe do të detyrojë Pekinin që të ndajë informacione lidhur me investimet me secilin anëtar të BE-së.

Përse po zgjeron Kina ndikimin e saj në Evropën Lindore?

Fokusi i Kinës në Evropën Lindore është gjithashtu një çështje shqetësuese për vendet në atë rajon.  Tanimë është zyrtare se një investim i madh kinez po vjen në Evropën Lindore për sa i përket zhvillimit të infrastrukturës.

Nis ndertimi i hekurudhave

Midis vendeve kryesore të BE-së ekziston frika se nëse nuk ndërmerren masa, Evropa do të përballet me hegjemonizmin kinez, i cili në terma ekonomik do të thotë një çekuilibër masiv tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

“Ashtu si të gjitha huatë financiare kudo në botë, kreditë kineze pritet t’i shërbejnë gjurmëve kineze në Evropë përmes së cilëva Pekini do të kërkojë të ndërtojë ndikimin e tij. Kjo është shqetësuese për vendet si Gjermania, sepse në fund të fundit, Kina të përdorte praninë e saj në Evropën Lindore për të arritur Evropën Perëndimore dhe më pas në BE", pohon Sheikh në artikullin e tij.

Së dyti, Berlini druhet se një prani e madhe e të ardhurave dhe kapitalit kinez do t'i lejonin vendet periferike të BE-së të ushtronin presion mbi Brukselin dhe kështu të pengonin kështu strategjinë e unionit për të zhvilluar një politikë të përbashkët kundrejt Kinës.

Duke mos pasur një politikë të përbashkët ndaj Kinës, mund të rezultojë që Pekini të ketë sukses në përçarjen e Europës.

Lidhjet tregtare te Kines

Kina “mbërthen” Azinë

Ndërtimi i hekurudhave me sa duket ka hyrë në mode si markat e birrës dhe linjat ajrore, duhet të paktën një për çdo vend.

Projekti i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, "Reconnecting Asia," e konsideron këtë strategji si njëiniciativë mjaft " konkurruese" dhe këmbëngul se qëllimi i saj është të integrojë botën dhe të sjellë përfitim reciprok për të gjitha vendet pjesëmarrëse. Por, sipas Agatha Kratz, specialiste në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, mundësia e krijimit të projekteve bashkëpunuese mes Japonisë dhe Kinës do të jetë e vështirë. Dy vendet mund të krijojnë frymën e bashkëpunimit por në fund të projektit do të ketë rëndësi strategjike të bëhet e ditur kush e zotëron një port apo një hekurudhë të caktuar.

Presidenti kinez prezanton strategjine

Një garë infrastrukturore jo vetëm që rrezikon të rrisë tensionet diplomatike midis vendeve aziatike, por gjithashtu mund të çojë në harxhimin e miliarda dollarëve për projekte të panevojshme, për hir të prestigjit.

Kur objektivat janë kryesisht politike,të gjitha vendet turret drejt projekteve të shtrenjta që nuk kanë rëndësi strategjike.

Për shembull, dërgimi i njeriut në Hënë, nuk kishte ndonjë dobi të drejtpërdrejtë strategjike, por në garën hapësinore u hodhën miliarda lekë.

Në sferën globale, ekziston një "hendek kolosal infrastrukture", me vende që kanë nevojë për shpenzime shumë të mëdha. Por ekzistojmë edhe qytete ku ka bollëk të kapitalit, sepse hendeku i infrastrukturës ekziston për shkak të mungesës së projekteve të realizueshme dhe jo për shkak të mungesës së kapitalit.  Në librin e tij të ri mbi projektin “Një rrip një Rrugë” analisti Tom Miller thotë se, jashtë kamerave, zyrtarët kinezë pranojnë se presin të humbasin 30 për qind të investimeve të tyre në Azinë qendrore dhe deri në 80 për qind të parave të tyre në Pakistan.

Është saktësisht kjo mungesë e shqetësimit tregtar, ajo që ngre këmbanat e alarmit mbi synimet strategjike të Pekinit. Këto këmbana alarmi duken veçanërisht të larta në Indi, ku ndërtimi i portit të Kinës shihet si një përpjekje për të rrethuar Indinë me një "varg margaritarësh" të endur në të gjithë Oqeanin Indian.

Investimet kineze ne Indi

Organizata e Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) ka një vizion të vetin për lidhjen e pavarur midis dhjetë shteteve anëtare. Por ASEAN është i kufizuar nga përçarja dhe madhësia relative e anëtarëve të saj, të cilët janë të varur nga knvestimet kineze dhe për këtë tregohen të kujdesshme ndaj fuqisë se Pekinit. Por vizionet e këtyre dy pushteteve bien në kundërshtim me njëri-tjetrin.  Strategjia e i Xi Jinping është në kundërshtim me planet e Putinit, sepse po zbatohet në oborrin e shtëpisë së tij.

Kur projekti u njoftua për herë të parë, një zyrtar i lartë rus tha se iniciativa e Kinës ishte "thjesht një përpjekje tjetër për t’i vjedhur Moskës Azinë qendrore.” Çfarë ndryshoi? Xi dhe Putin ndajnë një afrimitet personal, por më shumë se kjo, Rusia ka nevojë për Kinën si një mik.

Xi Jinping dhe Presidenti Putin

Burimet: "Bussines Times","Washtington Post", "McKinsey.com"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë