Jete & Stil

A shpenzon gjenerata Z shumë kohë në mediat sociale?

“Është puna e të moshuarve të mos miratojnë gjithçka që bëjnë të rinjtë”, shkruante Mark Mills në romanin e tij “The Savage Garden”.

Një grindje e përhershme ka të bëjë me sasinë e kohës që të rinjtë kalojnë në mediat sociale. A kalojnë gjenerata Z (10-30-vjeçarët) shumë kohë në internet? A janë ata të varur nga rrjetet sociale? Një raport i ri i Qendrës Kërkimore Pew hedh dritë mbi sa shpesh fëmijët përdorin internetin dhe mediat sociale.

Në prill dhe maj, Pew anketoi 1300 pjesëmarrës në lidhje me përdorimin e tyre të mediave dixhitale. Sondazhi zbuloi se ata për kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet por po braktisin platformat dikur të njohura.

YouTube, një nga platformat më të vjetra në anketë, është më e pëlqyera: 95% e kanë përdorur të paktën një herë dhe një e pesta e tyre e përdorin “pothuajse vazhdimisht” dhe 77% e përdorin aplikacionin çdo ditë. Jo keq për një platformë 17-vjeçare. Facebook, vetëm një vit më i vjetër se YouTube, është në ‘zhdukje’. Kur Pew anketoi për herë të fundit adoleshentët në 2014-15, Facebook ishte platforma më e njohur e mediave sociale, e përdorur nga 71% e të anketuarve. Tani vetëm 32% thonë se e kanë përdorur ndonjëherë.

Gjenerata Z tani shmangin aplikacionet si Facebook, Tumblr dhe Twitter. Vetëm 5% e tyre kanë përdorur ndonjëherë Tumblr, krahasuar me 14% tetë vjet më parë. Twitter përdoret nga vetëm 23%, nga 33% në 2014-15. Shumë më të njohura janë platformat si Snapchat dhe Instagram, që mbështeten kryesisht në imazhe. Të rinjtë 30-vjeçarë preferojnë Instagramin: 73% e tyre thonë se e kanë përdorur atë.

TikTok, një aplikacion kinez, është ylli në rritje: 67% e gjeneratës Z e përdorin atë dhe rreth 16% e përdorin atë “vazhdimisht”.

Në përgjithësi, të rinjtë janë online shumë më tepër se sa ishin moshatarët e tyre tetë vjet më parë. Përqindja e të rinjve që janë “vazhdimisht” në internet është dyfishuar afërsisht, nga 24% në 2014-15 në 46% tani. 48% e përdorin internetin “disa herë në ditë”. Pavarësisht kësaj, shumica besojnë se kalojnë kohën e duhur në mediat sociale. Vetëm 36% mendojnë se kalojnë më shumë kohë se ç’duhet.

Burimi: The Economist. Përshtati: Gazeta “Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë