Gazeta Si – Vrasja makabre e pensionistit shqiptar në Itali, Shefki Kurti, ka tronditur banorët e zonës në Rovigos. Trupi i tij u gjet i copëtuar në disa pjesë në një kanal pranë një lumi në Adigetto.
“Hetimet për të moshuarin 72 vjeç, i lindur në Durrës në 7 gusht 1950, po vazhdojnë intensivisht”, – deklarojnë autoritetet policore.
Pesë ditë pas gjetjes së trupit, hetuesit kanë marrë në pyetje familjen e viktimës, gruan dhe dy fëmijët e tij mbi 30 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se autoritetet po mbledhin informacione për të rindërtuar atë që mund të ketë ndodhur rreth e rrotull gjatë orëve të fundit të jetës së pensionistit, një ish-murator.
Denoncimi “i vonuar” i zhdukjes
Trupi i Shefki Kurtit u gjet, copë-copë, brenda thasëve të mbeturinave në ujërat e kanalit Adigetto midis Villanova del Ghebbo dhe Lendinara.
Kufoma, sipas hetimeve të para mjeko-ligjore, duket se kishte rreth një javë në ujë. Pra, 71-vjeçari kishte të paktën 7 ditë larg shtëpisë: aktualisht nuk dihet nëse vullnetarisht apo jo.
Megjithatë, familja – gruaja dhe dy fëmijët e tij, që prej vitesh ndodhen në Itali – kanë kallëzuar zhdukjen e tij, vetëm të hënën e 1 gushtit, para dy ditësh.
Të gjitha hipotezat mbeten të hapura, por pas identifikimit, hetimet mund të arrijnë së shpejti një pikë kthese.
Ndërkohë policia nis apelin: “Ftohet kushdo që ka informacion të dobishëm për viktimën dhe që mund të mbështesë veprimtarinë e hetuesve, të kontaktojë me karabinierët”.
Një hetim për vrasje është hapur në Prokurorinë e Rovigos. Mbetet për t’u kuptuar se kush dhe për çfarë arsye e ka kryer krimin mkabër, por nuk përjashtohet që policia të zbardhin vrasjen në ditët në vijim.
Fillimi i hetimeve
Misteri i trupit të copëtuar dhe të hedhur në Adigetto në thasë plehrash, filloi 28 korrik, në mëngjes, kur u gjet këmba e parë nga punonjësit e Konsorciumit të bonifikimit të ngarkuar për pastrimin e zonës së mbetjeve.
Më pas, u njoftuan policia dhe zjarrfikësit. Gjithashtu të enjten e kaluar, tre pjesë të tjera të 71-vjeçarit u gjetën: trungu dhe koka e burrit në Lendinara, poshtë urës San Lazzaro Alto dhe më pas në Villanova, krahët.
Të dielën më 31 korrik, disa qytetarë anonimë raportuan gjetjen e këmbës tjetër në Villanova del Ghebbo, e mbyllur brenda një qeseje që notonte mbi ujë në Adigetto. Një mister i vërtetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.