Para

Tesla shet Bitcoin-at që posedonte. Musk: Jemi të pasigurtë, kriptomonedha do të zhvlerësohet

Tesla ka shitur një sasi të madhe të Bitcoin-ave që mbante, investim që fillimisht e ndihmoi kriptomonedhën të bëhej më e famshmja në të gjithë botën.

Prodhuesi i makinave kishte konvertuar rreth 75% të Bitcoin-ave që mbante në para tradicionale deri në fund të qershorit, duke shtuar kapitalin e vet me 936 mln dollarë cash. Drejtuesi ekzekutiv Elon Musk tha se kompania i shiti kriptomonedhat për shkak të pasigurisë rreth valës së re të Covid në Kinë.

“Ky veprim nuk duhet të merret si verdikt për Bitcoin. Ne thjesht jemi të shqetësuar për likuiditetin e kompanisë sonë”,-tha Musk.

Musk u bë influenceri kryesor i kriptomonedhave pas fushatave që bëri për Bitcoin dhe kriptomonedhën e tij, Dogecoin.

Tesla fillimisht zbuloi në shkurt të vitit të kaluar se kishte investuar 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin, më pas njoftoi se kishte shitur 10% të aksioneve të saj dy muaj më vonë. Tesla tha të mërkurën se aktivet e saj digjitale janë tkurrur në 218 milionë dollarë dhe se një zhvlerësim i Bitcoin është bërë më i pranishëm në tremujorin e dytë.

Kriptomonedha është luhatur nga rekordi më i lartë i saj, 69 mijë dollarë në nëntor, në 22.9 mijë dollarë mëngjesin e 21 korrikut.

Simpatia e Musk për BTC shërbeu si katalizator për monedhën, sidomos kur Tesla njoftoi se do ta përdorte kripton për pagesa. Më pas kompania e pezulloi këtë formë pagese, sepse procesi i prodhimit të Bitcoin ishte i dëmshëm për mjedisin.

Gjithësesi, Musk e quan veten ende pro-kripto, duke sinjalizuar se kompania e tij SpaceX mund të nisë pagesat me Dogecoin.

Josh Olszewicz, kreu i menaxhimit të kriptove në Valkyrie Investments, tha se lëvizja e Tesla-s do at çonte Bitcoin në vlerën e 30 mijë dollarëve./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë