Në marsin e këtij viti disa hackera menaxhuan që të vidhnin 540 milionë dollarë në kriptomonedha, para të cilat u takonin njerëzve normalë që i kishin depozituar për të marrë një interes të vogël vjetor.
Ata e arritën këtë vjedhje duke manipuluar një nga kryeinxhinierat e kompanisë që të bënte download një pdf e cila ishte e infektuar me një virus i cili u jepte atyre akses tek fondet e kompanisë.
Ata kishin krijuar një kompani dhe një pozicion pune fantazëm në të cilin kishte aplikuar inxhinieri. Pas shumë raundesh testimesh dhe pyetjesh i çuan atij një dokument në të cilin supozohej të gjendej paga që ai do të merrte.
Shteti amerikan e lidhi këtë sulm ekonomik kibernetik me një grup hackerash nga Koreja e Veriut të quajtur “Lazarus” të cilët kanë që prej vitit 2010 duke kryer këto aktivitete.
Kjo goditje e ndikoi shumë negativisht kompaninë dhe tokenin e tyre. Ata u detyruan të shisnin aksione që të kompensonin asetet e humbura nga ky sulm i mirë planifikuar.
Sipas “The Block” fondet totale të humbura në sulme kibernetike të Defi kanë arritur në 2 miliardë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



