Para

Kreditë me probleme në rritje për të dytin muaj radhazi

Treguesi i kredive me probleme sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në maj arriti në 5.44%, nga 5.42%  që ishte në muajin e mëparshëm.

Rritja e raportit të kredive me probleme përkon me një periudhë kur ekonomia dhe konsumatorët janë prekur nga nivelet më të larta të inflacionit në 20 vjet.

Banka e Shqipërisë në mbledhjen e fundit vendosi për herë të dytë të rrisë normën bazë të interesit me 0.25% në 1.25%, pasi në mars e kishte rritur me 0.5 pikë përqindje në 1%.

 Guvernatori i BSH, Gent Sejko paralajmëroi se rifreskimi i analizës dhe përditësimi i projeksioneve tona sugjeron se inflacioni në vend do të vijojë të mbetet i lartë gjatë vitit 2022. Ai tha se inflacioni do të shkojë në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

Rritja e normës bazë pritet të reflektohet dhe në shtrenjtimin e interesave të kredive nga bankat, çka mund të ndikojë në aftësinë paguese të kredimarrësve, duke u bërë një faktor shtesë që do të rrisë barrën e bizneseve, krahas shtimit të kostove dhe frenimit të konsumit prej çmimeve të larta

Kreditë e këqija nivelin më të ulët të dekadës e arritën në mars, në 5.24%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë