Jete & Stil

TikTok paditet pas vdekjes së dy vajzave që po provonin sfidat e aplikacionit

Familjet e dy vajzave të reja që dyshohet se vdiqën si rezultat i një sfide virale në TikTok kanë paditur platformën e mediave sociale, duke pretenduar se algoritmet e saj “të rrezikshme” janë fajtorë për vdekjen e fëmijëve të tyre.

Prindërit ngritën një padi të martën në gjykatën e lartë të qarkut të Los Anxhelosit.

Të përfaqësuar nga Qendra Juridike për Viktimat e Mediave Sociale (SMVLC), ata pretendojnë se “algoritmi i rrezikshëm” i platformës i ka shtyrë me dashje dhe në mënyrë të përsëritur videot e sfidës në burimet e fëmijëve, duke i nxitur ata për të marrë pjesë në sfidën që përfundimisht u mori jetën.

“TikTok duhet të mbajë përgjegjësi për nxitjen e përmbajtjes vdekjeprurëse për këto dy vajza të reja”, tha Matthew P Bergman, avokat themelues i SMVLC. “TikTok ka investuar miliarda dollarë për të ‘dizajnuar’ qëllimisht produkte që nxisin përmbajtje të rrezikshme që e dinë se është e rrezikshme dhe mund të rezultojë në vdekjen e përdoruesve të tij”.

Një nga viktimat, tetë vjeçarja Lalani Erika Renee nga Teksasi vdiq më 15 korrik 2021 në atë që policia e përcaktoi si “një rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjes për “Blackout Challenge”.

Viktima tjetër nëntë vjeçarja Arriani Jaileen Arroyo mori një telefon kur ishte shtatë vjeç dhe përdorte TikTok disa herë në ditë. Ajo “gradualisht u bë “e varur” nga aplikacioni.

Në janar 2021, familja e Arriani diskutoi me të një incident të një përdoruesi të ri të TikTok që vdiq si rezultat i një sfide, por Arriani i siguroi ata se ajo kurrë nuk do të merrte pjesë në video të rrezikshme.

Megjithatë, më 26 shkurt 2021 ajo u gjet pa jetë nga vëllai i saj pesëvjeçar.

“TikTok e dinte pa dyshim se sfida vdekjeprurëse e Blackout po përhapej përmes aplikacionit të tyre dhe se algoritmi i tyre po tregonte në mënyrë specifike sfidën e Blackout për fëmijët”, thuhet në padi.

Padia liston një numër ankesash kundër TikTok, duke përfshirë atë që algoritmi i tij promovon përmbajtje të dëmshme, lejon përdoruesit e mitur në aplikacion dhe nuk i paralajmëron përdoruesit ose kujdestarët e tyre ligjorë për natyrën problematike të aplikacionit.

Kompania është kritikuar në të kaluarën për lejimin e përhapjes së sfidave të rrezikshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë