Teknologji dhe Inovacion

OpenAI shkarkon 3 studiues për keqpërdorim të informacionit sensitiv

OpenAI ka shkarkuar tre studiues, të cilët dyshohet se kanë keqmenaxhuar informacione të ndjeshme, përfshirë materiale që lidheshin me një punë ku një organizatë e jashtme analizonte modelet e inteligjencës artificiale.

“Hetimi ynë konfirmoi se këta individë kanë trajtuar në mënyrë të papërshtatshme informacione të ndjeshme, jashtë procedurave të përcaktuara të kompanisë, duke shkelur politikat tona dhe besimin që është thelbësor për punën tonë”, tha një zëdhënës për BBC.

Kompania që qëndron pas ChatGPT nuk bëri publikë emrat e punonjësve të shkarkuar, por të paktën dy prej tyre ishin të përfshirë në kërkime për sigurinë e inteligjencës artificiale. Shkarkimet vijnë në një kohë kur debati mbi sigurinë e AI-së dhe rreziqet që kjo teknologji mund të paraqesë për njerëzimin është intensifikuar gjatë muajve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë