Të ardhurat nga doganat për gjashtë muajt e parë janë realizuar në masën 103 miliardë lek nga 98.3 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 4.8 miliardë lek më shumë.
Sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me planin fillestar janë realizuar rreth 10.7 miliardë lek më shumë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë realizuar rreth 18.3 miliardë lek më tepër.
Gjashtë muajt e parë të vitit, pavarësisht ndikimit nga kriza, kishin realizimin më të lartë të gjithë gjashtëmujorëve të tjerë që nga viti 2013.

Taksa Doganore + 811 Mln lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;

Akciza, në total +1 Mld lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 151 ton, me një rezultante prej rreth 1.3 Mld lek, Birra me rreth 72 mln lek, vera me +33 mln lek si dhe indeksimi i akcizës me 3.3%.

T.V.SH-ja krahasuar me gjashtë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 13.6 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
– +3.3 Mld lek rritje e importit të energjisë elektrike.
– +2.7 Mld lek rritje e çmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejt per drejt në TVSH.
– +2 Mld lek rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….

– +2 Mld lek rritje nga importi i Metaleve Bazë
– +1 Mld lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm
– +420 Mln Lek të ardhura nga rritja e çmimit të materialeve plastike etj..
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


