Gazeta Si – Nilolò Xaniolo i jep një notë të lartë sezonit të fundit: “Shkoi shumë mirë. U kemi dhuruar tifozëve të Romës një trofe që mungonte prej shumë kohësh.
Kam shënuar 8 gola, që dikujt mund t’i duken pak, por nuk mund të shënoja 25 apo 30 pas dy vitesh pa prekur topin. Objektivi im ishte që të kisha vazhdimësi dhe të kthehesha një futbollist si më parë”, – ka thënë lojtari i Romës.

Xaniolo komentoi shkurt edhe dështimin e Italisë për të shkuar në Botëror: “Më vjen shumë keq, sigurisht. Jam mësuar ta rimarr veten, tani janë objektiva të tjerë”.
Për ‘Sportweek’, mesfushori foli edhe për merkaton. Ai pëlqehet nga Milani, Juventusi dhe Njukasëlli: “Interesimi i klubeve të mëdha më jep kënaqësi.
Nëse ata mendojnë për ty, do të thotë që ti vlen. Kjo gjë nuk më shpërqendron. Nëse do të largohesha nga Roma, do të më mungonin shumë persona, jo vetëm Abraham”.
Për ata që e shohin si zëvendësuesin e Paulo Dibalës te Juventusi, Xaniolo shprehet: “Ai është një lojtar fantastik, të shohim. Jeta është e paparashikueshme, unë stërvitem dhe pres”.
Te Milani lojtari italian ka një simpati të veçantë: “Jam i kënaqur që Ibrahimoviç fitoi titullin. A ishte sezoni i tij i fundit? Nëse ai ka akoma dëshirë…”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




