Projekti “Support to Fishery Sector in Albania” ofron grante për peshkatarët në Shqipëri, në rreth 1.4 mln euro fond.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë si pronarë individualë të anijeve të peshkimit ashtu dhe kompanitë. Ata mund të aplikojnë dhe më shumë se një herë. Masa e mbështetjes për subjekt është minimalisht 2.500 euro dhe maksimalisht 60 mijë euro.
Në prezantimin e kësaj skeme, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se grantet do të ndahen në tre faza dhe vlen deri në fund të qershorit,
Me anë të granteve, projekti synon ndihmë ndaj sektorit shqiptar të peshkimit për të realizuar investime për lundrimin dhe sigurinë, pajisjet radio-satelitore, pajisjet që forcojnë sigurinë e ushqimit, dhomat frigoriferike, rrjetat e peshkimit, pajisjet për reduktimin e ndotjes mjedisore si dhe grante për pajisje motorrike.
“Ne kërkojmë që me anë të kësaj mbështetje financiare të mundësojmë rritjen e sigurisë së peshkatarëve në bordin e anijeve të peshkimit gjatë lundrimit, përmirësimin e performancës ekonomike të ndërmarrjeve të peshkimit duke miratuar masa që synojnë kursimin e energjisë, si dhe zvogëlimin i ndikimeve negative në mjedis lidhur me ndotjen e ujit dhe mbrojtjen e stokut”, –shtoi ministrja Krifca.
Ministrja tha se rritja e sektorit duhet të jetë jo vetëm e qëndrueshme në pikëpamjen ekonomike dhe mjedisore, por edhe e mirë shpërndarë nga ana gjeografike duke e lidhur dhe me ndikimet në punësim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



