Para

Paga mesatare bruto u rrit me 5.8% në tremujorin e parë 2022. Kryeson informacioni dhe komunikimi

Paga mesatare bruto në Shqipëri, gjatë tremujorit të parë 2022, është rritur me 5.8% në raport vjetor duke arritur në vlerën e 59.242 lekë.

Paga mesatare mujore për të punësuarit në shtet raportohet 67.045 lekë, ndërsa në privat 55.638 lekë.

Për këtë periudhë, grupi i profesioneve me pagën më të lartë është ai i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, me 93% më e lartë se mesatarja e vendit.

Më të ulët e ka grupi i punonjësve në sektorin e bujqësisë, pyjtarisë dhe peshkimit, 35% nën mesataren e vendit.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, rritjen më të madhe e pësoi sektori i informacionit dhe komunikacionit me 26% dhe më të voglën, artet, argëtimi dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi prej 3%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë