Të ardhurat nga doganat në buxhet kanë arritur shifrën e 18.3 mld lekë për muajin maj, duke kaluar me rreth 2 mld lekë planin fillestar. Nga maji i kaluar, rritja është 22% më shumë, lidhur kjo edhe me rritjen e shpejtë të çmimeve për produktet e importuara.
Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se plani është realizuar 109% duke thyer rekordin historik të të ardhurave për çdo muaj maj në gjithë historinë e doganave.
Dogana vazhdon të kryesojë të ardhurat që arkëtohen në buxhetin e shtetit, me 48.3 mld lekë për vetëm tre muajt e parë të vitit 2022, duke bërë që buxheti të dalë me suficit. Kjo edhe sepse, janë ulur shpenzimet.
Më shumë se 50% e të ardhurave nga dogana i atribuohen TVSH-së dhe rritja e vlerës së produkteve të importuara, ka sjellë dhe rritjen e kontributit të saj në buxhet.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



