Jete & Stil

Harrojeni Botox-in, vrapi në natyrë ju bën 16 vjet më të rinj

Vrapi mund t’ju bëjë të ndiheni 16 vjet më të rinj kur të arrini moshën e mesme, thonë shkencëtarët.
Studiuesit e Universitetit të Leicester-it, studiuan gjenet e 400,000 britanikëve. Ata gjetën një lidhje midis vrapit dhe moshës së reduktuar biologjike.

Pjesëmarrësit më të shpejtë kishin telomere më të gjata, të cilat janë ‘kapakët’ në fund të çdo kromozomi.
Sa herë që një qelizë ndahet, këto telomere bëhen më të shkurtra. Kjo ndodh deri në një pikë ku ato bëhen aq të shkurtra sa qeliza nuk mund të ndahet më.
Shkencëtarët e shohin gjatësinë e telomerit si një shënues të moshës biologjike. Telomerë lidhen me një sërë simptomash të lidhura me plakjen.

Bazuar në rezultatet, studiuesit vlerësojnë se vrapi gjatë gjithë jetës mund të zvogëlojë moshën biologjike të një individi deri në 16 vjet, në moshën e mesme.

Tom Yates, autor i studimit, tha se kërkimet e mëparshme kanë treguar se ritmi i ecjes është një ‘parashikues’ i gjendjes shëndetësore.

Foto ilustruese-Grua që vrapon në natyrë-Marrë nga interneti.05.03.2022.

Përfitimet e ecjes janë dokumentuar në dhjetëra studime.
Ekspertët besojnë se vrapi është një shënues i shëndetit më të mirë muskuloskeletor. Gjtihshtu ndihmon në shëndetin e zemrës dhe mushkërive.
Rreth gjysma e pjesëmarrësve (212,303) vetë-raportuan një ritëm mesatar ecjeje.

Një në 15 (26,835) raportuan një ritëm të ngadaltë ecjeje. Ndërsa katër në 10 (166,843) thanë se ishin ecje të shpejtë.

Ata gjithashtu mblodhën të dhëna shtesë nga rreth 100,000 pjesëmarrës.

Këta të fundit duhet të mbanin pajisje për gjurmimin e aktivitetit në kyçet e dorës 24 orë në ditë për një javë.
Gjetjet, të publikuara në revistën “Communications Biology” , tregojnë se ata që vraponin, kishin telomer më të gjatë.
Paddy Dempsey, një fiziolog njerëzor dhe autori kryesor i studimit, tha se gjetjet tregojnë se ata që nuk vrapojnë janë në rrezik më të madh të sëmundjeve kronike ose plakjes së pashëndetshme.
“Përveç rritjes së ecjes së përgjithshme për të përmirësuar shëndetin, njerëzit duhet të synojnë gjithashtu të rrisin numrin e hapave që mund të kryejnë në një kohë të caktuar”, tha ai.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë