Johnny Depp pretendon se ka humbur një kontratë me vlerë 22.5 mln dollarë pas artikullit të publikuar nga Amber Heard në dhjetor të 2018-s, ku aktorja e akuzonte atë për dhunë fizike dhe abuzime të tjera.
Heard shkruante mes të tjerave në artikull se ‘ajo vetë ishte viktimë e dhunës ndaj grave’, duke iu referuar qartazi martesës së shkurtër dhe të trazuar me ‘Piratin e Karaibeve’.
Sipas menaxherit të Depp, Jack Whigham, pas këtij artikulli Johnny Depp humbi mundësinë e nënshkrimit të një kontrate me producentët dhe kompaninë prodhuese të filmit “Piratët e Karaibeve”.
“Në vend të kësaj, producentët bënë disa ndryshime dhe i dhanë rol qëndror Margot Robbie në serinë e gjashtë të filmit”, tha menaxheri.
Avokatët e Heard kundërshtuan këto pretendime duke deklaruar se reputacioni i Johnny Depp ishte goditur që prej 2016-s mes raportimeve për abuzime me drogën dhe alkoolin. Por, Whigham deklaroi se pavarësisht këtyre raportimeve, në 2017-n, aktori nënshkroi disa kontrata me një vlerë totale rreth 20 mln dollarë.
Procesi gjyqësor ka marrë një rrjedhë të papëlqyeshme për Amber Heard, teksa një seri dëshmitarët kanë folur para gjykatës për episode ku aktorja ka goditur Depp dhe jo Depp atë.
Depp kërkon nga Amber Heard 50 mln dollarë dëmshpërblim për shpifje dhe prishje reputacioni, ndërsa Heard ka ngritur një kundërpadi ku kërkon 100 mln dollarë dëmshpërblim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.