Jete & Stil

A është me të vërtetë mëngjesi vakti më i rëndësishëm i ditës?

Fotografi ilustruese e një vajze që po konsumon mëngjes.

Mëngjesi shpesh përshkruhet si vakti më i rëndësishëm i ditës, por a është me të vërtetë e dëmshme për shëndetin anashkalimi i këtij vakti? Hulumtimet më të reja tregojnë se kjo mund të mos jetë aq e keqe sa shumë prej nesh besojnë.

Mëngjesi fjalë për fjalë do të thotë “të prishësh agjërimin” (nga anglishtja break-fast). Është vakti i parë i ditës pas disa orësh pa ngrënë gjatë natës.

Mëngjesi ‘fitoi titullin’ si vakti më i rëndësishëm i ditës në vitet 1960 pasi dietologia amerikane Adelle Davis sugjeroi që për të mbajtur trupin në formë dhe për të shmangur obezitetin, duhet “të hamë mëngjes si mbret, drekë si princ dhe darkë si një i varfër”.

Mëngjesi i siguron trupit lëndë ushqyese të rëndësishme, për ta nisur ditën duke u ndjerë plot energji dhe të ushqyer. Shumë besojnë gjithashtu se mund të nxisë humbjen e peshës.

Por a është me të vërtetë mëngjesi vakti më i rëndësishëm i ditës?

Përgjigja është komplekse. Ndërsa disa studime tregojnë se anashkalimi i mëngjesit nuk është i dëmshëm, studime të tjera sugjerojnë të kundërtën.

Ngrënia e vakteve të rregullta, duke përfshirë mëngjesin, i jep trupit energjinë dhe lëndët ushqyese që i nevojiten për të funksionuar.

Megjithatë, për sa kohë që një person mund të përmbajë lëndët ushqyese gjatë vakteve të tjera, mëngjesi mund të mos jetë vakti më kritik i ditës.

Çfarë thotë shkenca

Shumica e përfitimeve të pretenduara të ngrënies së mëngjesit rrjedhin kryesisht nga studimet vëzhguese, të cilat nuk mund të vërtetojnë shkakun dhe efektin.

Për shembull, një rishikim i vitit 2021 i 14 studimeve vëzhguese zbuloi se ata që hanë mëngjes shtatë herë në javë kanë një rrezik të reduktuar për:

-sëmundjet e zemrës

-diabetit

-obeziteti

-presionin e lartë të gjakut

-goditje në tru

-obezitetin

-vdekje të lidhura me problemet kardiovaskulare

Gjithsesi, ky grup i veçantë studimesh mund të sugjerojë vetëm se ata që hanë mëngjes kanë më shumë gjasa të kenë një rrezik të reduktuar për sëmundjet kardiovaskulare dhe metabolike të përmendura më sipër. Nuk mund të vërtetojë se vetëm mëngjesi është ai që e shkakton atë.

Një analizë e të dhënave për mbi 30.000 amerikano-veriorë tregon se njerëzit që e anashkalojnë mëngjesin mund të humbasin lëndë ushqyese të rëndësishme.

Për më tepër, një studim i botuar në vitin 2017 që përfshinte pjesëmarrës me diabet të tipit 2 dhe pjesëmarrës të shëndetshëm zbuloi se anashkalimi i mëngjesit shkaktoi ndërprerje të ritmeve cirkadiane në të dy grupet.

Ata që e anashkaluan mëngjesin gjithashtu përjetuan rritje më të mëdha të niveleve të glukozës në gjak pas ngrënies. Autorët e studimit sugjeruan kështu që ngrënia e mëngjesit është jetike për të mbajtur orën tonë të brendshme të funksionojë në kohë.

A shkakton shtim në peshë anashkalimi i mëngjesit?

Studimet kanë treguar se ata që e lënë ose konsumojnë mëngjesin, të dy grupet përfundojnë me marrjen totale të kalorive ditore, pothuajse identike.

Një tjetër provë kontrolli e rastësishme, e kryer mbi 4 muaj, testoi efektivitetin e një rekomandimi për të ngrënë ose anashkaluar mëngjesin për humbjen e peshës në 309 të rritur me mbipeshë ose obezitet që përpiqeshin të humbnin peshë.

Në fund të studimit, studiuesit arritën në përfundimin se ngrënia e mëngjesit nuk kishte ndonjë ndikim të rëndësishëm në humbjen e peshës në krahasim me mos ngrënien e mëngjesit.

Sipas një rishikimi të vitit 2019 në The BMJTrusted Source, shtimi i mëngjesit mund të mos jetë një strategji e mirë për humbje peshe. Studiuesit shtuan më tej se duhet treguar kujdes kur rekomandohet mëngjesi për humbje peshe, sepse në fakt mund të ketë efektin e kundërt.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky rishikim kishte kufizime. Llojet e ushqimeve të konsumuara nuk u përfshinë dhe studimet nuk ishin shumë të gjata në kohëzgjatje. Për më tepër, studiuesit përmendën nevojën për studime shtesë për të përcaktuar efektet afatgjata të anashkalimit të mëngjesit.

Ndërkohë, një studim tjetër zbuloi se anashkalimi i mëngjesit në fakt mund të ulë marrjen totale ditore të kalorive me 252 kalori.

A janë njerëzit që hanë mëngjes më të shëndetshëm?

Sipas një studimi të vitit 2018, ata që hanë mëngjes shpesh i kushtojnë më shumë vëmendje marrjes së përgjithshme të lëndëve ushqyese, marrin pjesë rregullisht në aktivitetin fizik dhe menaxhojnë më mirë stresin.

Nga ana tjetër, ata që anashkalojnë mëngjesin priren të kenë zakone më të pashëndetshme të jetesës si pirja e shpeshtë e duhanit dhe pirja e alkoolit. Ata gjithashtu priren të kenë dieta më të larta në yndyrë, kolesterol dhe kalori sesa ata që hanë mëngjes.

A duhet të hani mëngjes?

Për shkak se mëngjesi na jep mundësinë për të ushqyer trupin tonë me lëndë ushqyese, ai është një vakt i rëndësishëm por jo më i rëndësishmi.

Nëse zakonisht anashkaloni mëngjesin, është e rëndësishme të siguroheni që po merrni sasinë e duhur të lëndëve ushqyese në vakte të tjera.

Disa grupe njerëzish, si profesionistët e fitnesit ose atletët që stërviten herët në mëngjes, gjithashtu mund të ndihen më mirë pasi kanë ngrënë mëngjes.

Çfarë duhet të hani për mëngjes?

Gjeni atë që funksionon më mirë për ju.

Hulumtimet e fundit mbi të ushqyerit na tregojnë se nuk ka një qasje të vetme që i përshtatet të gjithëve kur bëhet fjalë për ushqimin. Ajo që është e rëndësishme kur bëhet fjalë për arritjen e shëndetit optimal është adoptimi i një stili jetese të shëndetshëm.

Burimi: Medical News. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë