Keshilla

Si ta mësoni një fëmijë të presë pa u ankuar

Fëmijë dhe prindër duke pritur në rradhë

Nga Aljona Jonuzi- Pritjet në radhë apo edhe rrugët e gjata janë një lodhje e dyfishtë për nënat me fëmijë. Sfida më e madhe e tyre është që fëmijët mos të mërziten, bezdisen apo ankohen.

Nënat e fëmijëve në moshën 3-4 vjeçare nuk duhet të harrojnë se sfera emocionale e vullnetshme në moshën tre vjeç sapo ka filluar të zhvillohet! Kështu, një fëmijë nuk mund të ulet dhe të presë. Nëse një fëmijë filloi të qajë, ai nuk mund të qetësohet vetë. Janë të paktë fëmijët që mund të kujdesen për veten në këtë moshë.

Prindërit mund ta ndihmojnë fëmijën në formimin e aftësive. Por cila është mënyra?

-Ndihmoni fëmijën tuaj të kalojë kohën e pritjes. Jepini libra, lodra, lapsa dhe më e rëndësishmja, mësojeni të bëjë durim. Diçka e tillë do t’ju duhet nëse për shembull do të mbani një radhë të gjatë.

Krijoni një lojë me gara:

-Kush do t’i kujtojë më shumë personazhet e një filmi vizatimor.

-Kush do të emërojë më shumë zogj/kafshë/lodra me një “x” shkronjë, etj.

Lojëra tradicionale

Është shumë bukur dhe relaksuese për fëmijën kur luan një lojë tradicionale kur jeni rrugës duke shkuar diku. Mund të lexoni vjersha, të kërkoni njerëz që kanë qeleshe mbi kokë, lojëra që i kanë bërë edhe prindërit kur kanë qenë të vegjël.

Një pikë tjetër me rëndësi është ta mësoni të mos ju ndërpresë.

Në moshën 4-5 vjeç, një fëmijë mund të angazhohet për 15-25 minuta pa pjesëmarrjen e një të rrituri dhe fëmijëve të tjerë. Kaq mund të ulet dhe të presë i qetë. Më pas, mund të përdorni metodat që përshkrova më sipër dhe ta ndihmoni fëmijën në procesin e pritjes.

Dhe vetëm pas 5-6 vjetësh fëmija është në gjendje të durojë më me qetësi. Paaftësia për të pritur në këtë moshë është një tregues i një sfere të dobët emocionale vullnetare. Dhe thjesht shpërqendrimi dhe ndihma ndaj tij qe të presë nuk është më një alternativë.

*Aljona Jonuzi është psikologe dhe psikoterapiste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë