Ka ndodhur

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër/ Autori ende i paidentifikuar

Një person ende i paidentifikuar ka goditur me sende të forta kreun e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi.

Ai është qëlluar disa herë në lagjen Rus në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, drejtori Haderi ka qenë duke lëvizur i vetëm, kur një person dyshohet se është afruar dhe e ka goditur në ballë me një mjet të fortë. Për pasojë, drejtori i AKU ka pësuar çarje në pjesën e vetullës ndërkohë që është paraqitur vetë në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë