Gazeta Si – Ndryshime të shpejta drejtimi dhe shkëputje impenjative. Janë dy nga veçoritë kryesore të pistës së Imolës, ku të dielën do të zhvillohet gara e 4-t e Botërorit 2022. Është një pistë mjaft e ngushtë, ku parakalimet nuk janë të lehta dhe do të jetë interesante për të parë se si makinat e reja do të sillen këtë herë.
Për sa i takon frenimit, Brembo e fut Imolën në kategorinë e cirkuiteve mesatare. Në një shkallëzim nga 1 deri në 5, treguesi i vështirësisë në frenim vlerësohet me 3. Janë 19 kthesa, ndërsa gjatësia e segmentit të mbërritjes është reduktuar në 358 metra, duke e bërë këtë cirkuit një Nurburgring të vogël.

Karakteristikat e makinave të reja flasin për një përdorim frenash rreth 11 sekonda për xhiro, 15% të çdo sesioni, kurse në Monca koha është 9 sekonda e gjysmë, 12%. Në Imola frenimet janë 10 në çdo xhiro, 2 më shumë se Monca. Në total frenimet në “Enzo e Dino Ferrari” janë më shumë, por më pak impenjative. Në 5 frenime koha është më pak se 8/10 e sokondit, kurse në 5 të tjera nuk e kalon sekondin.
Për sa u takon gomave, është një circuit i mirë. Strategjia duhet të jetë e kalibruar për të evituar sa të jetë e mundur trafikun. “Imola është një pistë e stilit të vjetër dhe impenjative, – ka shpjeguar Mario Isola, drejtor i Pirelli Motorsport. – Parakalimet mund të jenë të vështira, sepse cirkuiti është shumë i ngushtë në disa pjesë, ndaj dhe duhet një strategji e menduar mirë.
Skuadrat e nisin nga zero sa i takon njohjes së gomave, si për faktin se të ato janë komplet ndryshe këtë vit, ashtu edhe për faktin se gara e 2021-shit u zhvillua në pistë të lagur. Imola është një pistë mesatare për gomat”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




