Para

KLSH për 2021-in: Institucionet dëmtuan buxhetin me rreth 24 mln usd për paga dhe shpërblime

Në 158 auditime të kryera gjatë vitit 2021 në 205 institucione, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dëme ekonomike dhe të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetin me vlerë rreth 740 milionë dollarë. Shifra është raportuar në raportin vjetor të institucionit për 2021-shin.

Pjesa më e madhe e e kësaj shume i takon efekteve negative e të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit, që prekin shumën totale prej 55.4 miliardë lekësh, afërisht 550 milionë dollarë.

Pjesa tjetër prej 19.1 miliardë lekësh, apo afërisht 190 milionë dollarë është konstatuar në formën e dëmit ekonomik si abuzim.

Abuzimet janë ato me shpenzimet buxhetore, ku pjesa më e madhe i përket fushës së investimeve. 

Për shkak të abuzimeve në investime, të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit vlerësohen nga KLSH në një total prej 25.2 miliardë lekësh, apo rreth 250 milionë dollarë. 

2.4 miliardë lekë, apo rreth 24 milionë dollarë efekte negative në arkën e shtetit, janë konstatuar me shpenzimet që lidhen me pagat e shpërblimet e administratës publike, ndërkohë që dëmet ekonomike në fushën e shpenzimeve operative, arrijnë në 1.3 miliardë lekë, afërisht 13 milionë dollarë.

Përmes abuzimeve në doganave është shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 150 milionë dollarësh, në keqadministrimin e pronës publike të radhurat e munguara vlerësohen në rreth 140 milionë dollarë, ndërsa në fushën e tatimeve, afërisht 70 milionë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë