Pas një jave zhvlerësimi të lehtë ndaj dollarit amerikan, Euro rifitoi terren të hënën, nën dritën e rezultateve të raundit të parë për zgjedhjet presidenciale në Francë, ku avantazhi i Emmanuel Macron ndaj Marine Le Pen u prit mirë nga tregjet.
Shqetësimet e investitorëve për drejtimin e ardhshëm të ekonomisë së dytë më të madhe të Eurozonës kanë rënduar mbi monedhën e përbashkët dhe kanë shtuar shqetësimet mbi kostot ekonomike të luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, dollari është shtyrë më lart nga rritja e yield-eve të SHBA dhe pritshmërive që Rezerva Federale do të veprojë shpejt për të frenuar inflacionin e rritur.
Macron do të përballet me Le Pen në atë që premton të jetë një balotazh i ashpër i zgjedhjeve presidenciale franceze më 24 prill.
Megjithatë, epërsia e Macron në raundin e parë siguroi lehtësoi euron, duke e ngritur atë me 0.75 për qind në hapjen e bursave aziatike.
Analistët e monedhës thanë se përplasja mes dy monedhave që sundojnë ekonominë globale mbetet në teh të thikës me implikime negative për euron.
“Fitorja më e ngushtë se sa pritej për Presidentin Macron do të mbajë të gjallë frikën se ekziston një shans i jashtëm që Le Pen të bëhet Presidente”, thonë ekspertët.
Rezultatet e raundit të parë dhe sondazhet e opinionit që tregojnë drejt një rezultati të ngushtë në raundin e dytë do të vazhdojnë të rëndojnë mbi vlerën e monedhës së përbashkët europiane.
Indeksi i dollarit – i cili gjurmon monedhën e gjelbër kundrejt gjashtë monedhave të tjera – ishte gjerësisht i pandryshuar ditën e zgjedhjeve.
Ndërsa dollari ka fituar terren, jeni japonez i është nënshtruar disa prej presioneve më të forta të shitjes, me investitorët që shohin pak arsye për të vënë baste kundrejt jenit ndërsa Banka e Japonisë mban yield-et afër zeros.
Jeni ra në nivelin më të ulët të shtatë viteve kundrejt dollarit në ditën prej 125,435 jen për dollar. Përfundimisht, ai ishte në rënie tre të katërtat e një përqindje në 125.19.
Ndërkohë, rubla ruse u dobësua në tregtinë e shqetësuar të hënën, duke përmbysur disa nga fitimet e javës së kaluar, pasi banka qendrore vendosi të lehtësojë masat e përkohshme të kontrollit të kapitalit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



